Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mashtruan gjermanët përmes Call Centerit dhe përfituan 7 milionë euro, GJKKO dënon me 22 vite burg autorët

Shkruar nga Newsbomb
Mashtruan gjermanët përmes Call Centerit dhe përfituan 7
Foto ilustruese

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 11 vite burgim kreun e grupit të Call Centerit, Erjon Kasmi dhe me 10 vite heqje lirie bashkëpunëtorin e tij, Xhulian Xhafa.

GJKKO ka shpallur të pafajshëm 11 të tjerë të cilët punonin si operator në Call Centerin e Kasmit, shtetasit Andul Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kuriala, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Kevin Molla dhe Skerdi Llupi.

Erion Kasmi dhe Xhuljan Xhafa bashkë me 11 të tjerë u arrestuan në prill të këtij viti me urdhër të SPAK, pasi akuzohen se kishin mashtruar rreth 2 mijë qytetarë gjermanë nëpërmjet Call Centerit.

Duke u nisur nga raportimi që kishim bërë më herët, grupi “Blue Energy Call” me seli në rrugën e Kavajës u zbulua pas një letërporosie nga autoritetet gjermane drejtuar Prokurorisë së Posaçme.

Sipas SPAK nga ky grup kriminal ishin mashtruar rreth 2 mijë qytetarë gjermanë duke u marrë përfitime në vlerën e më shumë se 7 milionë eurove.

Gjatë operacionit të SPAK, u kontrolluan 8 ambiente të  Call Center-it “BLUENERGYCALL SHPK”,  ndërsa është zbuluar se mashtrimi i shtetasve gjermanë kishte nisur që nga viti 2018 e deri në prill të 2024 kur ato ranë në pranga.

Pronari i Call Centerit, Erion Kasmi u ndalua në Rinas gjatë kohës që po tentonte të largohej nga vendi. Të pandehurit akuzohen se përmes platformave BrokerZ dhe Globalix,  mashtruan gjermanët që të investonin  në bursë apo në metalet me vlerë dhe diamantet. Me pas paratë e vjedhura depozitoheshin në bankat off-shore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese