Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mashtruan “Exchange-in” në Elbasan dhe këmbyen 40 mijë euro false, shpallen në kërkim dy gjeorgjianë

Shkruar nga Newsbomb
Mashtruan “Exchange-in” në Elbasan dhe këmbyen 40
Foto ilustruese

Dy gjeorgjianë janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi kanë mashtruan një exchange, duke këmbyer një shumë parash me kartëmonedha të falsifikuara.

Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit L. G., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.
Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mashtruan në një exchange, duke këmbyer një shumë parash me kartëmonedha të falsifikuara, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit gjeorgjianë.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Elbasan, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, se 2 shtetas e kishin mashtruar në exchange, duke këmbyer një shumë parash nga lekë në euro, me kartëmonedha të falsifikuara, kanë bërë të mundur identifikimin e 2 autorëve të rastit.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit gjeorgjianë L. G., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.
Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed