Gjykata penale e Tiranës kaloi për gjykim në mungesë dosjen në ngarkim të supermashtruesit Florjan Gjergji.
Florian Gjergji, i riu që ka futur në “thesin” e tij dhjetëra biznesmenë të fuqishëm në Tiranë, disave prej tyre duke iu marrë shuma të madha parash do të gjykohet në mungesë ndërsa ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe dy procese të tjera për skemën e mashtrimit të biznesmenëve të ndryshëm që iu kërkonte shuma monetare në emër të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.
Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës ndërsa për të janë në fuqi disa masa “arresti me burg”. Në disa raste mashtrimi të zbuluara nga policia, në pranga janë vënë disa bashkëpunëtorë apo persona të përdorur nga Gjergji, i cili dyshohet edhe si organizatori i rastit më të fundit ku një biznesmeni nga Librazhdi, iu morën 100 mijë euro në emër të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.
Por ky nuk ishet mashtrirmi i parë pasi Florian Gjergji duke përdorur emrat e politikanëve të njohur të vendit tonë, u shkruante në aplikacionet e komunikimit biznesmenëve duke u shtirur si person i njohur, me post të lartë shtetëror dhe u kërkon atyre shuma të majme parash.
Ndërsa rasti më i fundit ishte ai me biznesmenin e Librazhdit ku u zbulua pas denoncimit nga vetë ai, Flamur Rrushiti.
Në dosjen e zbardhur sqarohet se si biznesmeni nga Librazhdi, Flamur Rrushi, u mashtru duke i marrë 100 mijë euro duke iu prezantuar si ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Rrushi denoncoi në polici se është mashtruar nga një person që pretendonte se ishte ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Sipas asaj që biznesmeni ka deklaruar më herët në Polici thuhet se një person, duke u shtirur si ministri Balla, i kishte dërguar një mesazh ku dhe i kishte thënë “jam në një dreke”, “ma mbaron një porosi”, “do kalojë një miku im andej jepja 100 mijë Euro dhe rregullohemi”. Biznesmeni i ka kthyer mesazh duke i thëne “Ok”, “të flasi me mua”. Kontakti “Taulant Balla”, i ka kthyer duke i thënë “ok po telefonon pas pak”.
Dhe ashtu ndodhi, takimi u organizuar dhe biznesmeni i dorëzoi 100 mijë eurot një personi në një makinë, e cila rezultoi se ishte një taksi. Mirëpo, kur kuptoi se kishte rënë pre e një mashtrimi ishte tepër vonë pasi paratë ishin dorëzuar.