Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mashtroi Verracakët e Shkodrës dhe u mori 340 milionë lekë, ekonomistja Milena Derja do të qëndrojë 5 vite në qeli

Shkruar nga Newsbomb
Mashtroi Verracakët e Shkodrës dhe u mori 340 milionë lekë,
Shtetësja Milena Deraj

Milena Deraj, një ish-ekonomiste e Bankës së Shqipërisë do të qëndrojë për 5 vite pas hekurave, pasi Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimimin e saj për dënimin e dhënë më herët. Ajo u dënua me 7.5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuante vetëm 5 vite.

Milena Deraj nuk e kishte pranuar këtë dhe kishte bërë ankimim në Gjykatën e Apelit, e cila në fakt e ka rrëzuar dhe ka lënë në fuqi dënimin me burg për 5 vite.

Ajo mashtroi shtetasit Abedin, Hasan dhe Shyqyri Verracaku duke iu marrë shumën 340 mijë euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që këta shtetas kishin lidhur me masakrën e Velipojës, të ndodhur në qershor të 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Ka qenë vetë Milena Deraj që është paraqitur në polici dhe ka denoncuar Verracakët me pretendimin se e kishin kërcënuar dhe kanosur. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, i kanë dërguar mesazhe kërcënuese ekonomistes që t'u kthente paratë.

Policia e Shtetit e zbuloi rastin një vit më parë, në Maj 2023, në kuadër të operacionit "Last Fraud".

Në atë kohë, u shpallën në kërkim shtetasit Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Fasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn, për kthimin e parave.

Familja Verracuku nuk janë të vetmit që kanë rënë pre e Milena Deraj, pasi 30-vjeçarja ka mashtruar edhe një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro, në këmbim të bonove të thesarit. Kur ajo kuptoi se ishte mashtruar, atëherë u paraqit në polici ku dhe denoncoi rastin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese