Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mashtrimi me vizat amerikane, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim 5 të akuzuarit

Shkruar nga Newsbomb
Mashtrimi me vizat amerikane, Prokuroria e Tiranës çon për
FotoMontazh/ Renato Nasto

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për 5 personat që akuzohen se kishin krijuar një skemë për të zhvatur qytetarët duke u premtuar “tokën e ëndrrave”.

Bëhet me dije se ka kaluar për gjykim dosja për Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin Xhemal Seserin dhe Klea Priftin. Personat në fjalë akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Personat në fjalë janë arrestuar në shkurt të këtij viti. Ata akuzohen se janë të përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore.

Sipas hetimeve Renato Nasti ka përfituar shuma prej 10 000 euro për vizën amerikane, për persona të ndryshëm, duke lehtësuar kështu emigrimin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese