Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mashtrim dhe pastrim parash, arrestohet 65-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Mashtrim dhe pastrim parash, arrestohet 65-vjeçari në Durrës
Foto ilustruese

Efektivët e Durrësit kanë arrestuar një 65-vjeçar me inicialiet K.K., ndaj të cilit Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “Arrest me burg”.

65-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mashtrim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, - njoftoi policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese