Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 35-vjeçar është arrestuar për mashtrim, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetaseje, nëpërmjet mashtrimit.
Po ashtu është arrestuar shtetasi H. B., 71 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kanosur një 68-vjeçar, për motive të dobëta.
Mes të arrestuarve është dhe një 33-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë së Fierit:
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetaseje, nëpërmjet mashtrimit.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 33 vjeç, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. B., 71 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kanosur një 68-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.