Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Masat ajrore të ardhura nga Afrika e Veriut do të ndryshojnë motin, ç’ pritet të ndodhë me temperaturat nesër në vendin tonë

Shkruar nga Newsbomb
Masat ajrore të ardhura nga Afrika e Veriut do të ndryshojnë
foto ilustruese

Ditën e nesërme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të qëndrueshme atmosferike. Termometri do të shënojë temperatura të larta, si rezultat i i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata jugore me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell gjatë gjithë ditës në të gjithë vendin, ndërkohë nuk do të mungojnë mjegulla në zonat luginore përgjatë orëve të para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës era fiton shpejtësi deri 8m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese