
Foto ilustruese
Një 36-vjeçar shqiptar i identifikuar si Besmir Toka, ka rënë në prangat e policisë italiane. Sipas raportimeve në mediat italiane shqiptari është dënuar me 23 vite burg për vrasje me dashje.
Në qershor dy vjet më parë, Gjykata e Assizes e Macerata e shpalli atë fajtor për vrasjen e Mihaita Radu, një 31-vjeçari me origjinë rumune, i gjetur e vdekur në fshatin Porto Sant’Elpidio.
Besmiri, i njohur nga organet e zbatimit të ligjit për krime pronësie dhe trafik droge, dyshohet se vrau viktimën për konflikte të pazgjidhura për trafik droge.
Mihaita Radu, në agimin e 17 shkurtit 2020, u gjet i pajetë midis Pescolla dhe kryqëzimit Pian di Torre, pas një raportimi nga një banor.
Sondazh
Poll