Hapësire reklamuese

Aktualitet

Masakroi me thikë të dashurin e ish-gruas, lihet në burg Xhuliano Miho

Shkruar nga Newsbomb
Masakroi me thikë të dashurin e ish-gruas, lihet në burg Xhuliano
Xhimi Baka

Gjykata e Fierit ka lënë në qeli 39-vjeçarin Xhuliano Mihon, autori i dyshuar i vrasjes së 23-vjeçarit Xhimi Baka.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmje ne 4 korrikut, në lagjen “11 janarit”. Pas një debati, 39-vjeçari qëlloi disa herë me thikë të riun i cili fatkeqësisht humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është bërë xhelozia, pasi viktima ishte në një marrëdhënie me ish-bashkëshorten e autorit.

Miho do të përballet me akuzat e veprave penale ‘’Vrasje me dashje’’ dhe ‘’Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’.

Bashkëshortja e Xhuliano Mihos, autorit të krimit të rëndë ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin Xhimi Bakaj, së bashku me tre fëmijët.

Gruaja ishte në process divorci me Mihon, por në kushtet kur padia nuk kishte kaluar ende në fazë shqyrtimi nga Gjykata e Fierit, palët kishin pasur disa herë konflikte, aq më tepër kur në mes ishin dhe tre fëmijët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese