
Gjykata e Apelit ka ulur me 3 vite e 8 muaj dënimin për të pandehurin Granit Shehu, i cili ishte dënuar më herët për vrasjen e kurshëririt të tij në vitin 2015 në Bathore të Tiranës.
Kujtojmë se Granit Shehu masakroi me thikë djalin e xhaxhait të tij Milazim Shehu, njëkohësisht inspektor i IKMT-së, duke e qëlluar 12 herë me thikë në trup dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Konflikti midis dy kurshërinjve ka nisur pasi viktima Milazim Shehu i ka pasur një borxh prej 12 mijë lekësh autorit të krimit, 34 vjeçarit, Granit Shehu.
Pas ngjarjes, Shehu ishte arratisur në Angli, dhe pas 3 vitesh në arrati, ai u arrestua nga policia angleze. Në shkurt të 2019, autori Shehu u ekstradua drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin e vendosur nga Gjykata në vitin 2015.
Më herët, ndaj Shehut, Gjykata kishte vendosur që të dënohet me 20 vite burg, ndërkohë që ditën e sotme Gjykata e Apelit ka vendosur uljen e masës së dënimit me 3 vite e 8 muaj.
Me uljen e dënimit, Granit Shehu do të bëjë 13 vite dhe 4 muaj burg.