Hapësire reklamuese

Aktualitet

Masakroi gruan me thikë, Gjykata e Tiranës lë në burg 52-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
Masakroi gruan me thikë, Gjykata e Tiranës lë në burg
Foto ilustruese

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Jakup Shahun, i cili pak javë më parë masakroi me thikë bashkëshorten e tij, e cila qëndroi në spital disa ditë në gjendje të rëndë.

Më 23 Maj Jakup Shahu goditi disa herë me thikë në trup bashkëshorten e tij, 46-vjeçaren E.SH, pas një debati për shkaqe xhelozie.

Gjatë seancës, i arrestuari  Shahu javë më parë tha se ishte penduar dhe se veprimin kriminal e ka bërë në gjaknxehtësi e gjatë debatit që ka pasur me bashkëshorten e tij, ndërsa shpërtheu në lot.

“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim, nuk di si veprova por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”,- tha Jakup Shahu.

Gjithashtu, i pandehuri Jakup Shahu rezulton i dënuar më parë për vrasjen e Arjan Mejdanit, i cili ishte burri i së dashurës së tij. Ngjarja e rëndë, e cila raportohet të ketë ndodhur në shtator të vitit 2011, ku 52 vjeçari Shahu u dënua më pas me 13 vite burg nga Gjykata e Tiranës.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 23.05.2024, rreth orës 04:00, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale J.Sh, i cili pas një konflikti të çastit në banesën e tij në Rrugën “Hysen Xhura”, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) në disa pjesë të trupit bashkëshorten e tij shtetasen me iniciale E. Sh, duke i shkaktuar asaj dëmtime të rënda

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale J. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c dhe 22 të Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1378 Regj. Them, datë 25.05.2024, ka vendosur:

1. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit J. Sh.
2. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit J. Sh “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale lidhur me hetimet për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c dhe 22 të Kodit Penal.
3. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit në lidhje me caktimin masës së sigurimi personal, duke caktuar arrest në burg me afat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese