Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Masakra në Dobraç, gazetarja jep të tjera detaje: Në makinë mund të ketë qenë më shumë se tre persona, janë gjetur gjurmë gjaku

Shkruar nga Newsbomb
Masakra në Dobraç, gazetarja jep të tjera detaje: Në
Mercedesi qe ra ne atentat ne lagjen Dobraç te Shkodres

Masakra në Dobraç vijon të jetë ende një ngjarje e mbuluar me mister, jo vetëm se kush ishin atentatorët, por edhe sa persona ishin në makinën ku humbi jetën Hamza Lici si dhe Arlind Bushati.

E teksa thuhet se Ibrahim Lici ka qenë në makinën kur ka ndodhur atentati, gazetarja Klodiana Lala ka ngritur dyshime se veç tij në makinë mund të ketë pasur edhe persona të tjerë.

Ajo tha gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan dy detajet që i shtynë efektivët e policisë të mendonin diçka të tillë.

Gazetarja është shprehur se gjaku në sondiljen pas ka bërë që policia të mendojë për persona të tjerë në makinë, po ashtu edhe të shtënat me armë drejt atentatorëve ka ardhur nga sondiljet mbrapa.

“Kam dyshime të forta që Ibrahim Lici është gjetur në atë automjet. Nuk e di nëse është i njëjti person ose jo. Unë dyshoj që kanë qenë dhe më shumë. Pse nuk u fol natën e parë? Sepse natën e parë policia akoma nuk e kishte këqyrur të gjithë makinën e shënjestrave. Të nesërmen kur është bërë rikëqyrja e automjetit kanë rezultuar dy detaje që ngritën dyshime më pas për persona të tretë apo të katërt në këtë automjet.

Pse e them këtë gjë? Në sediljen e pasme të automjetit janë zbuluar gjurmë të gjakut. Për pasojë personi i gjetur mbrapa ka qenë i plagosur. Ka qenë e hapur dera e pasagjerit në pjesën e pasme të makinës dhe pjesa para kur ka qenë tashmë i ndjeri Arlind Bushati. Janë gjetur tre pistoleta dhe njëra është përdorur dhe është përdorur nga personi i ulur në pjesën e pasme të automjetit”, tha gazetarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese