Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Masakra me 4 të vrarë në Dobraç, ministri prezanton kryepolicin e Shkodrës: Të nisin operacione urgjente kundër krimit

Shkruar nga Newsbomb
Masakra me 4 të vrarë në Dobraç, ministri prezanton
Kryepolici i ri i Shkodres, Fatmir Lleshaj

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, ka prezantuar në kryeqendrën e veriut drejtorin e ri të Policisë. Oficeri i karrierës, Fatmir Lleshaj rikthehet në Shkodër, por këtë herë si drejtues i qarkut dhe me porosi të qarta, për të luftuar krimin e zbardhur ngjarjet e vjetra kriminale.

"Në Shkodër, teksa prezantova drejtorin e ri të Policisë, oficerin e karrierës Fatmir Lleshaj, kërkova rritjen e forcës goditëse ndaj paligjshmërisë në tërësi, krimit të organizuar në veçanti dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale, me fokus të veçantë tek parandalimi i këtyre ngjarjeve duke vlerësuar me prioritet çdo informacion apo të dhënë që vjen nga inteligjenca apo qytetarët", shkruan Hoxha.

Ministri ka falenderuar kryepolicin Edmond Sulaj për kontributin e vyer dhe thotë se nën udhëheqjen e tij u arritën rezultate të rëndësishme, veçanërisht në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, problem që kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe përkushtim.

"Megjithatë, sfida mbetet dhe është e qartë: Grupet kriminale vazhdojnë të jenë një kërcënim për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve të Shkodrës. Ngjarjet e fundit kanë treguar se është urgjente nevoja për të forcuar operacionet dhe për të krijuar një mjedis ku krimi nuk gjen hapësirë për të vepruar", vijon Ervin Hoxha.

Ai thekson se kryepolici i ri i Shkodrës, Fatmir Lleshaj ka detyrën dhe përgjegjësinë për të intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim, për të punuar ngushtë me të gjitha strukturat dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin.

Gjithashtu, gjatë takimeve në veri të vendit, ministri i Brendshëm ka prezantuar edhe drejtorin e ri të Policisë së Qarkut Lezhë, drejtues Altin Mena.

"Drejtori i ri i qarkut Lezhë, Altin Mena, është një oficer i njohur për strukturat dhe autoritetet në këtë qark, pasi deri dje ishte Nëndrejtor. Gjatë ushtrimit të detyrave, ka qenë pjesë aktive e sukseseve të arritura së bashku me Drejtorin në detyrë Alfred Elezin, të cilin e falënderova për punën e bërë.

Ndër arritjet e spikatura të kësaj drejtorie kanë qenë menaxhimi i suksesshëm i rendit dhe sigurisë gjatë një sezoni turistik tejet i ngarkuar dhe, veçanërisht, përpjekjet në luftën kundër narkotikëve. Por duhet ende punë sidomos sa i përket parandalimit të ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare duke bashkëpunuar ngushtë me IKMT-në. Ky është një prioritet që kërkon angazhim të plotë dhe bashkëpunim ndërinstitucional", shkruan ministri.

Ervin Hoxha thotë se Lezha si një qark me rëndësi të veçantë për shkak të potencialit turistik dhe zhvillimeve ekonomike, ka mjaft sfida që duhen adresuar, prandaj kërkohet një temp i ri pune dhe arritje të qëndrueshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed