Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Masakra me 3 viktima në Shkodër, shpallën në kërkim dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Masakra me 3 viktima në Shkodër, shpallën në kërkim dy
Në foto: Hamza Lici, Arlind Bushati dhe makina e djegur

Dy persona janë shpallur në kërkim si autorë të masakrës që ndodhi pak ditë më parë në Shkodër. Bëhet fjalë për Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët deri më tani janë identifikuar nga policia. Sakaq, deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar në lidhje me ecurinë e ngjarjes.

Shkodra u trodit pak ditë më parë nga një atentat makabër, që u mori jetën 3 personave dhe plagosi rëndë një të katërt. Në mesin e tyre ishte edhe çifti fatkeq, Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët po udhëtonin me motor, kur papritmas u gjendën në mes të shkëmbimit të zjarrit mes makinës tip Benz ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe makinës së autorëve.

Makina tip Benz humbi kontrollin dhe përplasi çiftin e moshuar. Flutura humbi jetën në vend, ndërsa Bashkimi vazhdon të luftojë për jetën në spital. Po ashtu edhe Hamza Lici mbeti i vdekur në vend nga plumbat, ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më pas në spital, pas një plumbi në kokë. Bushati, djali i ish-kandidatit për deputet Xhemal Bushati, kishte denoncuar më herët një tentativë për atentat ndaj tij, por asgjë nuk u bë publike.

Pas ngjarjes, një makinë e djegur u gjet në fshatin Grudë e Re, ku policia sekuestroi armë të përdorura në sulm. Ndërkohë, në automjetin e viktimave u gjetën tre pistoleta. Hetimet vijojnë,  ndërsa dyshohet se përplasja lidhet me konflikte mes grupeve Bajri dhe Lici.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese