Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Masakra e "Dobraçit" në duart e SPAK, Forcat Speciale futën Shkodrën në shtetrrethim, sekuestrohen 5 "blinda", kontrollohet shtëpia e Bilalëve

Shkruar nga Newsbomb
Masakra e "Dobraçit" në duart e SPAK, Forcat Speciale
I dyshuari si Ibrahim Lici, personi i trete qe ishte ne atentatin e Dobraçit

Masakra me katër të vrarë në Dobraç të Shkodrës një muaj më parë është zyrtarisht në duart e Prokurorisë së Posaçme. Forcat Speciale dhe ato Operacionale nga Tirana kanë marrë direktiva për të kontrolluar disa lokacione në kryeqendrën e veriut.

Bëhet me dije se janë sekuestruar 5 automjete të blinduara, të cilat mbaheshin në shtëpi nga persona që kanë qenë subjekt i kontrolleve, me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme.

Ato janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Shkodrës dhe pritet që pronarët e tyre të sqarojnë pronësinë dhe nëse kanë dokumente justifikuese për të mbajtur "blind".

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se një nga mjetet e blinduara është sekuestruar në shtëpinë e Behar Bajrit, kreu i fisit Bajri i akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale dhe aktualisht në qeli. Ky mjet figuron në pronësi të Gilmando Danit, mik i Emiljano Shullazit, por që ndodhej në shtëpinë e Bajrit.

Sipas burimeve pranë SPAK, mjeti i ishte dhënë para shumë vitesh Behar Bajrit me qëllim për t’u shitur dhe kjo rezulton edhe nga shkresat dokumentare të sekuestruara. Katër mjetet e tjera nuk dihet ende se në cilat familje janë gjetur.  

Ndërkohë kontrolle janë ushtruar edhe në shtëpinë e familjes Bilali, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Kontrolleve të mbështetura dhe nga Forcat Speciale RENEA ju është nënshtruar dhe shtëpia e Izmir Sakicës, por edhe këtu nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Prokuroria e Posaçme ka bashkuar në një dy hetime të ndryshme që lidhen me kryeqendrën e veriut. Një ndër ta është dhe ai për masakrën e "Dobraçit", e cila mori emrin e vendit ku u krye. Persona të armatosur, në tentativë për të vrarë Ibrahim Licin, vranë vëllain e tij Hamza Lici dhe shokun Arlind Bushati.

Fatkeqësisht, nga ngjarja humbi jetën dhe një çift që ishte duke kaluar rastësisht në rrugë. Prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini ka urdhëruar Policinë e Shtetit që të angazhojë Forcat Speciale RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme, për të mbështetur kontrollet, bën me dije Anila Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese