Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Së shpejti do të publikohen emrat e personave të përfshirë

Shkruar nga Newsbomb
Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Së shpejti do të publikohen
Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar mbi masakrën e Dobraçit të ndodhur më 30 tetor ku mbetën të vrarë 4 perosna, midis tyre dhe të pafajshëm.

Në një vizitë në qytetin e Korçës, Hoxha ka thënë se policia e shtetit së shpejti do të paraqesë rrezultate konkrete mbi hetimin e kësaj ngjarje të rëndë duke përfshirë këtu dhe publikimin e emrave të përsonave të përfshirë në atentat.

Besoj se duhet të presim deklaratat e Policisë së Shtetit, që do t’i bëjnë të ditura shumë shpejt. Unë besoj se shumë shpejt Policia e Shtetit do të publikojë deklarata konkrete për sa i përket emrave të përfshirë në ngjarjet në Dobraç.

Besoj se shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle, ndalime dhe shoqërime të personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, përfshirë ato në Shkodër,” ka thënë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Më 30 tetor një atentat me 4 viktima tronditi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë vendin. Vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici humbi jetën si pasojë e një atentati në Dobraç. Persona të armatosur qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të mjetit të tij, ku fatkeqësisht 23-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa miku i tij Arlind Bushati ndërroi jetë në spital vetëm disa orë pas ngjarjes.

Viktima të këtij atentati mbetën dhe dy bashkëshortët, Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët po udhëtonon me motor, në momentin kur atentatorët qëlluan në drejtim të mjetit me të cilën po lëviznin Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Ibrahim Lici. Shënjestër e këtij atentati dyshohet të ketë qenë ky i fundit, i cili po ashtu mbeti i plagosur me dy plumba në trup, mirëpo u largua menjëherë nga Dobraçi dhe prej javësh nuk ka asnjë informacion për të.

Sakaq kujtojmë se mbrëmjen e 30 tetorit, Safet Bajri, një emër i njohur për dejtësinë shqiptare, u shoqërua në Komisariatin e Shkodrës. Shoqërimi i tij u bë si pasojë e konflikteve dhe hasmërive të fisit të tij me atë të Ibrahim Licit.

Por në dëshminë e dhënë para unformave blu Bajri mohoi të ketë gisht në këtë ngjarje. Gjatë qëndrimit të tij për dy orë në Komisariat ai tha se në momentin që dhe ndodhi ngjarja ai ndodhej në banesë me familjarët e vet dhe ky fakt mund të konfirmohet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese