Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Martesa e dy vajzave në tarracën e bashkisë së Tiranës, At Grigor Pelushi: Po i imponohet shoqërisë me forcë nga shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Martesa e dy vajzave në tarracën e bashkisë së Tiranës,
Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara/ Copywriting: Florion Goga ©Credits: Reuters

Dy ditë më parë në tarracën e bashkisë së Tiranës, çifti i së njëjtës gjini Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, zhvilluan një ceremoni jozyrtare dasme, i thanë “po” njëra-tjetrës duke lidhur kurorë. Ky është rasti i parë i një martese mes së njëjtës gjini, dhe kjo sipas dy vajzave është si një lëvizje simbolike për të promovuar të drejtat e LGBT.

Por të shumta ishin reagimet në lidhje me këtë ceremoni në tarracën e bashkisë së kryeqytetit, kryesisht ka mbizotëruar gjuha e urrejtjes në rrjet si dhe reagime nga komunitetet fetare të cilët shprehen se nuk duhet të lejohen pasi po shkatërrohet familja tradicionale.

Një prej mendimeve kundër është edhe ai i At Grigor Pelushi i cili shprehet se shoqëria është ende e papjekur për të mirëpritur këto ndryshime aq të mëdha pasi cënohet familja tradicionale për të cilën kemi luftuar për ta pasur me këto norma dhe këto vlera.

"Nuk jemi akoma në stadet e shoqërive të perëndimit, në jemi ende në fazat e para të një demokracie të qendrueshme.

Në një vend si i joni që e kemi familjen të shenjtë, ne e duam familjen, e gëzojmë, përse duhet një shfaqje e tillë në këtë kohë. Kemi shumë probleme të tjera me të cilat duhet të merremi, me korrupsionin, shëndetësinë, arsimin dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.

Unë besoj që është një ekspozim i forcës, pra të imponohet nëpërmjet forcës. Nuk besoj se kjo do të kaloj. Kjo është një tendencë. Madje mënyrat apo metodat që ndiqen janë shpeshherë dinake dhe tinëzare që përpiqen me çdolloj kushti me çdolloj forme t'i imponohen shoqërisë. Ne nuk duhet që të flejmë gjumë.

Gjej rastin t'i ftoj të gjithë dhe të bëjmë të pamundurën për familjen. Gjithsecili prej nesh mund ta bëj këtë. Në qoftë se kemi një familje, të kujdesemi sa më shumë për atë", - u shpreh ndër të tjerash At Grigor Pelushi.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese