Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Marrëveshja Shqipëri- Itali, 13.5 milionë euro për qeranë e anijes që do transportojë emigrantët

Shkruar nga Newsbomb
Marrëveshja Shqipëri- Itali, 13.5 milionë euro për
Pamje nga kantieri i ndërtimit në qendrën e emigrantëve në Shëngjin

Qeveria italiane do të shtojë një buxhet të ri përsa i përket marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë për emigrantët.

Sipas medias italiane, La Repubblica, përveç 850 milionëve tashmë të buxhetuara për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrave në Shëngjin dhe Gjadër për pesë vitet e ardhshme, një kontratë e re do t’i shtohet kësaj marrëveshje që është ajo e marrjes me qira të një anije private që do të çojë emigrantët nga Mesdheu në Shqipëri.

Marrja me qira për 90 ditë e anijes, e cila do të shërbejë për transportin e emigrantëve nga Italia drejt Shëngjinit mund të kushtojë deri në 13.5 milionë euro.

Kjo parashikohet nga konsultimi paraprak i tregut i nisur nga Ministria e Brendshme për zbatimin e protokollit ndërmjet Romës dhe Tiranës , me kontratë tre mujore, nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor 2024,- thuhet në artikullin e medias italiane.

Sipas specifikimeve teknike për shërbimin, ku pika e grumbullimit të emigrantëve identifikohet rreth 15/20 milje detare në jug-jug/perëndim të ishullit të Lampedusas. Flitet për një transport prej rreth 300 njësi, ku 200 janë emigrantë dhe 100 janë operatorë, dhe tre deri në katër udhëtime në muaj (ardhje vajtje-ardhje).

Kohët e lundrimit nga pika e marrjes deri në destinacion llogariten në rreth 50 orë në dokumentin e Ministrisë së Brendshme. Kohëzgjatja e çdo operacioni tregohet si 5/6 ditë, duke përfshirë transportimin e migrantëve, aktivitetin e qendrës, transportin për në Shqipëri, aktivitetet e zbarkimit dhe kthimin në zonën e operacionit.

Ndër kërkesat për anijen, janë: kapaciteti për të transportuar afërsisht 300 pasagjerë, 200 migrantë plus 100 operatorë; një minimum prej 50 kabinash, secila me një maksimum prej dy shtretër; i përshtatshëm për ankorim në portin e Shëngjinit; një dhomë për ekzaminimin e migrantëve; një për t’u përdorur si dhomë sigurie për nevojat e policisë gjyqësore; një dhomë për infermierinë; dhe zona për karantinë të mundshme.

Në dokumentin e publikuar thuhet se shërbimi i menaxhimit të pronarëve të anijeve do të jetë përgjegjësi e operatorit me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë.

Për më tepër, ekzekutimi i shërbimit përfshin furnizimin e mallrave dhe produkteve ushqimore, si dhe përgatitjen e ushqimeve në lidhje me porositë fetare apo ndonjë problem shëndetësor.

Nëse tejkalohet mesatarja prej 300 njësive për ditët e kohëzgjatjes së kontratës, do të njihet një kosto shtesë për frymë prej 40 euro/ditë për numrin e pasagjerëve.

Gjithashtu në kapitullin e fundit të dokumentacionit saktësohet se nëse distanca e lundrimit për kohëzgjatjen e kontratës do të jetë më e vogël se 6 mijë milje të aktiviteteve detare, kostoja e qirasë do të ulet me 15%, duke pasur parasysh paparashikueshmërinë e evolucionit të flukseve migratore dhe rrjedhimisht pamundësinë e përcaktimit sasior të numrit të saktë të kalimeve të nevojshme. /Marrë nga La Repubblica

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese