Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Manifesti i Jetës, qytetarët marshojnë kundër hartimit të ligjit për shëndetin riprodhues

Shkruar nga Newsbomb
Manifesti i Jetës, qytetarët marshojnë kundër hartimit
Foto nga marshimi qytetar pro-familjes

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës ka organizuar paraditen e sotme një marshim në sheshin Skëndërbej, për të kundërshtuar projektligjin “Për shëndetin Seksual dhe Riprodhues” të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, qytetarë të shumtë marshuan nga sheshi “Skëndërbej” në drejtim të “Nënë Terezës” në mënyrë paqësore. Ato mbanin në duar pankarta pro jetës dhe familjes, slogane, tollumbace si dhe lule për të simbolizuar se familja është e shenjtë dhe nuk duhet të preket.

Të pranishëm në këtë tubim ishin të gjithë gjeneratat e familjes, si prindër me fëmijët, gjyshër, të rinj, si dhe gjithashtu edhe drejtuesit e Koalicionit Shqiptar pro Familjes dhe Jetës që ishin njëkohësisht edhe organizatorët e kësaj proteste.  

Gjithashtu, ato kanë ndërmarrë edhe një nismë për të firmosur një Peticion të titulluar “Manifesti i Jetës”, i cili ka për qëllim, dërgimin e fjalës qytetarë në Parlament për anulimin e

a) Projektligjit të Surrogacisë,

b) Abortit për vajzat 16 vjeç pa dijeninë e prindërve,

c) Sterilizimin e të rinjve, vajza 18 vjeç dhe djem 23 vjeç, si masë e planifikimit familjar.

Ministria e Shëndetësisë hartoi projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, me qëllim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të individëve.

Projektligji synon rregullimin ligjor kryesisht për teknikat e riprodhimit mjekësor të asistuar dhe ndërprerjen e shtatzënisë, përfshirë edhe shtatzënitë me surrogato.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed