Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mandati i Xhaçkës nesër në Kuvend/ PD presion Nikollës: Po e rrëzuat do e çojmë në Kushtetuese

Shkruar nga Newsbomb
Mandati i Xhaçkës nesër në Kuvend/ PD presion
Foto ilustruese

Në mbledhjen e Këshillit të mandateve të mbajtur ditën e hënë u vendos që në seancën e ditës së enjte, Kuvendi do të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese apo jo.

Për këtë PS dhe PD do të shkojnë me dy raporte në seancën plenare.

Një ditë para seancës është publikuar raporti i Partisë Demokratike, në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Ky raport është publikuar në faqen e Kuvendit, ndërsa mban firmën e kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi.

Në raportin e përgatitur nga PD theksohet se çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas këtij raporti, Gjykata Kushtetuese duhet të konstatojë papajtueshmërinë me mandatin e Xhaçkës.

 

Raport_GrupiPD (1) by Newsbomb Albania on Scribd

Ndaj Olta Xhaçkës ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që mban datën 18 Janar 2023. Akuzat nga opozita mbi mandatin e Xhaçkës dhe mosrespektimin e vendimit të Kushtetueses nga ana e mazhorancës janë shtuar akoma më shumë tani që puna në Kuvend po zhvillohet normalisht.

Plot 14 muaj më parë, gjykata vendosi pushimin e çështjes pasi 1/5 e deputetëve të Kuvendit pjesë e opozitës kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, i cili nuk miratoi raportin e PD-së që pretendon se deputetja Xhaçka ishte në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit të saj për shkak të statusit që kishte përfituar familjari i saj.

Në 18 janar të një viti me parë Gjykata Kushtetuese e pushoi dhe gjykimin e çështjes, pasi më parë sipas Kushtetueses do të duhet të shprehet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në një intervistë të realizuar për Zërin e Amerikës, tha vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën, në fakt, zbatim të vetë Kushtetutës.

Ndërsa kur u pyet për mandatin e Olta Xhaçkës deklaroi se “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor”.

Dhe pas 14 muajsh, Lindita Nikolla si një kundërpërgjigje për Gazment Bardhin në Kuvend tha se këtë të hënë Këshilli i Mandateve që drejtohet nga vetë ajo do shqyrtojë  çështjen e mandatit Xhaçka.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, në përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, i cili verifikon mandatin e deputetit.

Përballë njeri-tjetrit në këtë këshill do te jenë Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi dhe Ermonela Felaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese