Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Makinat e barktisura do largohen, Policia Bashkiake gati të nisë pastrimin e rrugëve të Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Makinat e barktisura do largohen, Policia Bashkiake gati të nisë
FotoArkive: Makinat e braktisura ne Tirane

Makinat e braktisura nga qytetarët në rrugicat dhe trotuaret poshtë pallateve ku banojnë apo dhe ato makina që qëndrojnë me muaj pa lëvizur, do të largohen nga Policia Bashkiake e Tiranës. Ky vendim është njoftuar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Erion Veliaj është shprehur se sapo vendimi të miratohet, Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake do të bëjnë një pastrim total të Tiranës nga këto mjete që kanë muaj, e madje dhe vite pa lëvizur.

“Bëhet fjalë për të hequr nga Tirana edhe ato makina që mund t’iu jetë bërë pluhuri nga 3 gisht dhe nuk i del njeri për zot sepse o janë braktisur, ose mund të jenë në emigracion, dhe rrinë poshtë pallateve. Bëhet fjalë për të pastruar jo vetëm atë segment të rrugës “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio, por për të pastruar nga të gjitha rrugicat e Tiranës makina dhe mjete të braktisura.

Sapo të kalojë ky vendim, Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake do të bëjnë një pastrim total të Tiranës, sidomos në këtë fazë ku kemi mbërritur, ku na duhet çdo vendparkim dhe me turistët e shumëfishuar, dhe me makinat me qira, që janë tërë kohën në lëvizje, është bërë vërtetë një emergjencë”, është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ky vendim i Bashkisë së Tiranës është kërkuar prej kohësh nga banorët e kryeqytetit, të cilët kanë ngritur disa herë në media si shqetësim zënien e hapësirave publike nga këto mjete, të cilat qëndrojë me muaj dhe vite pa lëvizur poshtë pallateve apo dhe buzë rrugëve.

Në një kohë kur parkimi në Tiranë është një sfidë më vete, sheshpushimet e pallateve dhe rrugicat janë zënë nga këto mjete që pronarët i braktisin duke ju hequr targat, ose largohen në emigrim dhe askush nuk kujtohet më.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese