Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Makinat bëhen “copë” në aksin Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën një person dhe plagosen dy të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Makinat bëhen “copë” në aksin Pogradec-Qafë
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e  sotëm në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy makina.

Në afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volswagen”  me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.

“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volswagen”  me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet. Grupi hetimor ndodhet në venngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese