Banorët e fshatit Pajovë të Peqinit pritet që nesër të zhvillojë një protestë në lidhje me aksidentin fatal të shënuar pak ditë më parë, ku u përplas për vdekje Enio Tabaku 8 vjeç.
Konkretisht në aksident u përfshi automjeti tip "Volkswagen golf" me drejtues shtetasin Odorian Petriti dhe mjeti tip "Audi" me drejtues Mikel Petritin.
Si pasojë njëri prej mjeteve, Vokswageni ka dalë jashtë rruge duke përplasur për vdekje 8-vjeçarin,.
Banorët do të ngrihen në protestë për të kërkuar rregullimin e qarkullimit rrugor në atë zone.
Organizatorët e protestës kërkojnë kufizues shpejtësie, vendosjen e sinjalistikave rrugore, policië si dhe ndriçime dhe mbikalime. Ata janë shprehur se zona në fjalë është burim aksidentesh dhe se duhen të merren masa për mos pasur të tjera fatalitete.