Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Makina përplaset me motorin në Sukth, 21-vjeçari dërgohet me urgjencë të Trauma

Shkruar nga Newsbomb
Makina përplaset me motorin në Sukth, 21-vjeçari dërgohet
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Kullë, Sukth, ku një makinë është përplasur me një motor.

Automjeti me drejtues shtetasin B. H., 48 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 21 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 20:25, në fshatin Kullë, Sukth, automjeti me drejtues shtetasin B. H., 48 vjeç, është përplasur me  motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 21 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. H, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të  aksidentit”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese