Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Bypass-in e Lushnjës, ku për pasojë një person humbi jetën.
Policia e Fierit bën me dije se në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin 79 vjeçar.
Burime për mediat theksojnë se shkak është bërë fakti se nuk ka kaluar në mbikalim, por ka tentuar të kaloj mbi trafikndarese.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 08:20, në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.