Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina përplas për vdekje 17-vjeçarin në Fushë-Krujë, e tërhoqi zvarrë për 50 metra

Shkruar nga Newsbomb
Makina përplas për vdekje 17-vjeçarin në
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në dalje të Fushë-Krujës. Burime për mediat bëjnë me dije se një 17-vjeçar i identifikuar si Isuf Mehmeti është përplasur për vdekje nga një automjet.

Shoferi i mjetit tip “Hyundai”, i identifikuar si Andi Kullaj ka rënë në prangat e Policisë menjëherë pas ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën Kullaj po qarkullonte me mjetin e tij.

Makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t'i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.

"Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton Policia. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese