Hapësire reklamuese


Aktualitet

Makina përplas dy të miturit me skuter pranë Bashkisë së Durrësit, dërgohen në spital

Shkruar nga Newsbomb
 
Makina përplas dy të miturit me skuter pranë Bashkisë
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e dy të miturve ka ndodhur pasditen e sotme pranë Bashkisë Durrës.

Mësohet se dy të miturit të cilët udhëtonin me një skuter elektrik janë përplasur nga një makinë.

Pas aksidentit të miturit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese