Një makinë ka shpërthyer në flakë këtë të shtunë në autostradën Milot-Thumanë.
Burime për mediat bëjnë me dijes se në automjet kane qenë duke udhëtuar 3 anëtarë të së njëjtës familje. Kur ata kanë nuhatur era gaz, e kanë braktisur mjetin duke i shpëtuar rrezikut nga shpërthimi në flakë i automjetit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të djegies se makinës.
Policia e Lezhës/ Informacion paraprak
Përfshihet nga flakët Salla Universale në Shkup
“Rreth orës 20:15, në aksin rrugor ‘Fushë Milot-Thumanë’, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është përfshirë nga flakët automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.”, njofton policia.