Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makina humb kontrollin dhe përmbytet anash rrugës, plagoset çifti dhe vajza e tyre

Shkruar nga Newsbomb

Makina humb kontrollin dhe përmbytet anash rrugës, plagoset

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në Rrëshen, ku për shkak të humbjes së kontrollit, një automjet ka dalë nga rruga dhe është batuar.

Menjëherë në vendin e aksidentit kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të shoferit me iniciale Ll. P., si dhe të bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilat ishin pasagjerë.

Më pas të 3 të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese