Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit, pranë bypass-it të Murrizit, ku një makinë tip Range Rover, me katër anëtarë të një familjeje brenda, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e varrezave, pas thyerjes së barrierave mbrojtëse.
Edhe pse dëmet materiale janë të mëdha, fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes kanë shpëtuar me lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në zonën e Qafë Murrizit, ku automjeti i drejtuar nga shtetasja H.H. është përplasur me një tjetër makinë, që drejtohej nga shtetasi G. Sh.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.09.2024, në Qafë Murriz, mjeti me drejtuese shtetasen H. H., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. Sh.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja A. Xh. (pasagjere në automjet me shtetasin G. Sh.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.