Hapësire reklamuese


Aktualitet

Makina e mbushur me euro kapet në doganën e Morinës, 35 vjeçari nga Kosova përfundon në Prokurori

Shkruar nga Newsbomb
Makina e mbushur me euro kapet në doganën e Morinës, 35
Pamje nga Policia Kufitare në doganën e Morinës

Një 35 vjeçar shqiptar i Kosovës është proceduar penalisht nga Policia Kufitare në doganën e Morinës, pasi në makinën me të cilën ai udhëtonte është gjetur një sasi e madhe parash në valutën euro.

Efektivët kanë pasur informacion përmes rrugëve operative për këtë rast dhe sapo shtetasi me iniciale A.S ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll.

Shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 26 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese