Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lumi Erzen del nga shtrati, 1000 banorë mbeten të izoluar, përmbytet ura e Vadardhës dhe banesat përreth

Shkruar nga Newsbomb
Lumi Erzen del nga shtrati, 1000 banorë mbeten të izoluar,
Foto ilustruese

Shqipëria është përballuar gjatë ditëve të fundit me një mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu të dendura, ndërsa pjesa malore është mbluaur nga ngrica e dëbora.

Situata ende mbetet e përkeqësuar në disa zona rurale, ndërsa emergjente paraqitet gjendja në zonat përreth Sukthit ku lumi i Erzenit ka dalë nga shtrati.

Si pasojë e ngritjes së nivelit të lumit Erzen pas reshjeve të denura, lumi ka dalë nga shtati duke fundosur nën ujë urën e Vadardhës duke lënë të izoluar rreth 1000 banorë që banojnë në zonat përreth.

Gjithashtu për pasojë, uji ka vërshuar dhe në drejtim të tokave bujqësore, duke përmbytur kështu rreth 4 hektarë tokë.

Ndërkohë banorët shprehen të shqëtësuar dhe të frikësuar pasi disa banesa janë mbushur me ujë, ndërsa në rrezik janë dhe bagëtitë. Ata shprehen se ekipet e emergjencës kanë vrojtuar situatën por ende nuk ka patur një ndihmë të dhënë nga ana e tyre për banorët e mbetur në vështirësi.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar për EuroNeës dhe prefekti i qarkut, Emiljan Jani, teksa thotë se situata është nën monitorim si dhe janë marrë masa paraprake për evakuimin e mundshëm të banorëve në rast se situata përkeqësohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese