Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lulzim Basha i bindur: Administrata Trump do punojë më fort në marrëdhënie me Kosovën

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha i bindur: Administrata Trump do punojë më fort në
Kryetari i Partisë Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka komentuar rizgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-së si dhe politikën e jashtme të SHBA me Europën dhe me Ballkanin Perëndimor.

Basha u shpreh se sa i përket politikave me rajonin ballkanik, Trump do i vazhdojë njësoj. Ajo që do të ndryshojë, është politika me Kosovën. Sipas Bashës, administrata e Trump është më e vendosur për t’i dhënë fund përpjekjeve të Serbisë për të mbajtur të ngrirë konfliktin me Kosovën.

 “Prioritetet nuk do të ndryshojnë. Ruajtja e paqes dhe sigurisë për fat të keq mbeten prioritet në Ballkan, si rezultat i politikave të Beogradit dhe satelitëve të tij, si Republiksa Srpska dhe disa qarqe në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Sa kohë ky është realitet dhe përbën kërcënim në zemër të territorit të Aleancës së Atlentikut të Veriut, unë pres një angazhim më rrobust, të administratës Trump, për ti dhënë fund përpjekjeve të Serbisë për të mbajtur të ngrirë konfliktin me Kosovën, e për të bërë të qartë që çdo akt i rishikimit të atyre anëve pozitive të 30 viteve të kaluara nuk do të tolerohen.

Administrata e Trump do të mbështesë anëtarësimin e të gjithë vendeve tona në Bashkimin Europian si faza finale e një plani për një Evropë të tërë në paqe dhe liri, gjë që është synimi kryesor i SHBA-së që nga Lufta e Dytë Botërore”, - tha Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese