Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Luis Meçja përballet për herë të parë me Mario Përlleshajn, autori 14-vjeçar i vrasjes së Martin Canit kërkon të dalë nga burgu

Shkruar nga Newsbomb
Luis Meçja përballet për herë të parë me Mario
Martin Cani dhe Mario Perlleshaj

Ngjarja në afërsi të “Fan Nolit” e ndodhur më 18 nëntor vijon të jetë e mbushur plot mister. Teksa Prokuroria është duke vijuar hetimet për të hedhur më tepër dritë mbi vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e shokut të tij, Lus Meçja, avokatët e autorit të kësaj ngjarje, Mario Përlleshajt kanë kërkuar zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ata i janë drejtuar me një ankimin Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë për klientin e tyre.

Në kuadër të hetimit, Përlleshaj është marrë në pyetje nga Prokuroria në një seancë maratonë e cila mësohet se ka zgjatur për afro 8 orë. Deri më tani detajet e dëshmisë së 14-vjeçarit nuk janë bërë me dije për mediat duke u mbajtur në sekret të plotë për shkak të hetimeve.

I vetmi fakt që është bërë me dije për mediat është se 14-vjeçari Mario Përlleshaj është ballafaquar me Luis Meçjan dhe disa nga të miturit të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, mes tyre dhe kushëriri i parë i shokut të Martinit, Luisit. Mësohet se ky i fundit ka vijuar t’i qëndrojë deklaratës së tij se në këtë ngjarje ka pasur dhe një autor të dytë, ndërsa kushëriri i tij nuk ka arritur të identifikojë asnjë autor të dytë i cili mund të ishte i pajisur me thikë në ngjarjen e 18 nëntorit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua pak pas mesditës së 18 nëntorit, në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë. 14-vjeçari Mario Përlleshaj goditi me thikë në zemër bashkëmoshtarin e tij, Martin Canin i cili fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, i plagosur në këtë ngjarje mbeti dhe shoku i tij, Luis Meçja.

Ky i fundit qëndroi për gati 11 ditë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne burime për mediat bënë me dije se i mituri u nis drejt Italisë për ndihmë më të specializuar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese