
Një 64 vjeçar nga fshati Petrelë në Tiranë ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të enjte, pasi raportohet se është tërhequr zvarrë nga një kafshë, raporton newsbomb.al. Të paktën, kështu kanë deklaruar në polici familjarët e tij.
Paraprakisht, dyshohet se shtetasi me incialet B.Ç ka qenë duke punuar në fshat dhe është tërhequr zvarrë nga lopa, derisa ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 në fshatin Petrelë dhe po hetohet nga një grup hetimor, i cili do të sqarojë rrethanat e plota dhe shkakun e vdekjes së 64 vjeçarit.
"Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.