
Një 34-vjeç, i identifikuar si Shpendi Malo, është një ndër shqiptarët më të kërkuar në Europë, pjesë e listës "Europe’s Most Wanted".
Shpendi Malo dyshohet se ka masakruar me thikë një 27-vjeçar po ashtu, me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 shtatorit 2019, në pyllin Dölauer Heide, një pyll urban në Halle (Saale).
27-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa për ta fshehur trupin, 34-vjeçari e hodhi në një kanal dhe e mbuloi me gjethe, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur bashkëpunëtor në këtë krim. Trupi u gjet nga kalimtarët, 4 ditë më vonë pas ngjarjes.
Sa i përket motivit të këtij krimit, dyshohet se mund të bëhet fjalë për mosmarrëveshje në fushën e trafikut të drogës. Personi i kërkuar kishte flokë të errët dhe të drejtë në vitin 2019 dhe ishte i dobët. Detaj i veçantë në fytyrën e tij ka disa nishane, më i madhi ndodhet poshtë syrit të djathtë.
Ai cilësohet i rrezikshëm dhe Europoli sugjeron që të mos i afrohen por të lajmërojnë policinë ose autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit.