Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lirohet mjeku rus i arrestuar në Rinas, Ministria e Drejtësisë refuzoi ekstradimin e kundështarit të Putin

Shkruar nga Newsbomb
Lirohet mjeku rus i arrestuar në Rinas, Ministria e Drejtësisë
otoMontazh/ Neurokirurgu i arrestuar, Aleksander Bobovnikov dhe pamje nga Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë 57- vjeçarin rus Aleksander Bobovnikov të cilit i vendosi masën e sigurisë, 15 ditë burg pasi u arrestua në Rinas. Aleksander Bobovnikov u ndalua në një avion privat me miqtë e tij në Rinas më 30 maj pasi është i shpallur në kërkim nga Kemlini dhe masa u ndërmor deri në një verifikim të akuzës penale që rëndon ndaj tij.

Gjykata e Tiranës sot ka vendosur të lirojë nga qelia duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve ruse për ekstradimin e Alexandër Bobonvikov. Ministria e Drejtësisë pas verifikimeve përkatëse, iu përgjigj kërkesës së gjykatës se refuzonte ekstradimin e 56 vjeçarit.

Gjithashtu mjeku 57-vjeçar ishte ndaluar më parë në Firence, por Gjykata italiane ka vendosur që ta lirojë dhe të mos bëjë ekstradimin e tij në Rusi, për shkak se çështja penale e 57- vjeçarit është më shumë politike.

Mjeku 57-vjeçar para 15 ditësh para gjykatës deklaroi para trupës gjykuese se nuk i pranon akuzat e ngritura nga Rusia dhe se ka ardhur në Shqipëri si turist për disa ditë pushime, teksa evidentoi se është i sëmurë me zemër dhe ka nevojë për trajtim mjekësor.

Aleksander Bobovnikov është me profesion neurokirurg, si dhe njëkohësisht disponon pashaportë izraelite. Sipas mediave të huaja, ai është vënë në kërkim pasi  më herët ka kundërshtuar luftën në Ukrainë nga Rusia si dhe është shprehur kundër pushtetit të Kremlinit. Për këtë arsye, autoritetet ruse e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Por nga ana e Kremlinit pretendohet se ai është shpallur në kërkim pasi është mashtrues. Në vitin 2022, Gjykata e Moskës lëshoi ​​një urdhër arresti për qëllime ekstradimi për Bobovnikov, i akuzuar për mashtrim, krim për të cilin rrezikonte një dënim deri në 10 vjet burg. Ai akuzohet se mori mbi 18 milionë rubla nga një shtetas tjetër, me premtimin se do ta ndihmonte të kërkonte punë në agjencitë qeveritare.Por sapo mori paratë, Bobovnikov sipas drejtësisë ruse, dyshohet se i shpenzoi për veten e tij, duke shpërfillur zotimin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese