Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Liqeni Artificial në shërbim të Arbana Osmanit, Erion Veliaj "përzë" sportistët nga pista atletike

Shkruar nga Newsbomb
Liqeni Artificial në shërbim të Arbana Osmanit, Erion Veliaj
Fotomontazh/ Arbana Osmani dhe Erion Veliaj

E vetmja pistë ku sportistë profesionistë dhe amatorë vrapojnë në Tiranë është ajo që ndodhet në Parkun e Liqenit Artificial.

Prej disa ditësh, pista është bërë e papërdorshme për shkak të një koncerti që po organizon Bashkia e Tiranës. Pemët në krah janë prerë, në mes të pistës janë ngritur çadra të posaçme ku prezantuesja e famshme Arbana Osmani do të shesë paninet e saj po aq të famshme.

Tiranës i nevojiten padyshim aktivitete kulturore, koncerte dhe gjëra të ngjashme. Por si mundet që i vetmi vend ku stërvitet dhe ekipi kombëtar i atletikës të shndërrohet në panair paninesh?!

Si ka mundësi që ai pak gjelbërim që po kafshohet çdo ditë në të vetmin park të kalojë kaq pa vëmendje nga Bashkia që është dhe organizatore e eventit? Ajo që dihet me siguri është që VIP-at tanë kanë ndjeshmëri zero për fenomene të tilla. Mjafton ti bëjnë shërbimin e radhës pushtetit dhe xhepit të tyre!/ Marrë nga VNA.al

Liqeni Artificial në shërbim të Arbana Osmanit, Erion Veliaj

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese