Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lind te "Mbretëresha Geraldinë" foshnja me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit

Shkruar nga Newsbomb

Lind te "Mbretëresha Geraldinë" foshnja me peshën

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka bërë me dije se ditën e sotme maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka ardhur në jetë foshnja me peshën më të madhe të 10 viteve të fundit.

Teksa ndan lajmin e bukur, ministrja thotë se bebushi ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale.

"Bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit, pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” .

Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Mirënjohje nga për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë," shprehet Koçiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese