Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lihen në fuqi masat për mjekët, doktoresha e përfshirë: S’jam unë ajo e përgjimeve, te Onkologjiku janë tre Alketa

Shkruar nga Newsbomb
Lihen në fuqi masat për mjekët, doktoresha e përfshirë:
Alketa Ymeri Pere

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për shtatë mjekët dhe stafin e Spitalit Onkologjik, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin pazare për jetën e pacientëve të sëmurë me kancer.

Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” , ndërkohë bëhet fjalë për:

-Edmond Gashi, mjek,  masa  “Arrest shtëpie” , akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Alketa Ymeri Pere mjeke, masa “Detyrim paraqitje”, akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT, masa “Detyrim paraqitje” , akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut,  masa “Detyrim paraqitje” , akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, masa “Detyrim Paraqitje”, akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Halil Gashi administrator i klinikës  Megis , masa “Detyrim paraqitje”, akuzohet për  “Fshehje e te ardhurave”

-Florian Marku administrator farmacie , masa “Arrest shtëpie”.

Jashtë ambietneve të Gjykatës, një nga mjekët e përfshirë në këtë skandal, pikërisht Alketa Pere, ka thënë për gazetarët se nuk është ajo personi i cili përmendet në përgjime.

Sipas doktoreshës, në Spitalin Onkologjik janë tre “Alketa” dhe ajo që përmendet në mesazhe është “ Alketa administratorja”.

“Dëgjoni një minutë  sa i përket asaj mesazhit nuk isha unë Alketa ishte Alketa asministratorja. Alketa është adiminstratorja janë tre Alketa. Alketa shtumbari dhe doktoresha profesoreshë Alketa Ymeri”, tha Pere, duke theksuar më tej se nuk ka frikë nga gazetarët.

Ditë më parë Prokuroria e Tiranës “zbërtheu” skemën kriminale se si mjekët dhe stafi i Spitalit Onkologjik bënin pazare dhe orientonin drejt privatit paciantët e diagnostikuar me kancer.

Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese