Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ligji për akcizën në Gjykatën Kushtetuese, Shoqata e Pijeve Alkoolike: Prodhimi i birrës ra deri në 45%

Shkruar nga Newsbomb
Ligji për akcizën në Gjykatën Kushtetuese, Shoqata e Pijeve
Seanca ne Gjykaten Kushtetuese per Ligjin e akcizes se birres

Në Gjykatën Kushtetuese mbahet seanca në lidhje me kërkesën e Shoqatës së Prodhuesve të Birrës për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për akcizën e birrës.

Shoqata “Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase” ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimi e pjesshëm të ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, për “Kategoria B000, kodi NK 22 03, produkti “Birra nga malto me shkallë alkolometrike ndaj volumit më të madhe se 0.5%”.

Në nisje të seancën në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesi ligjor i kësaj shoqate, Sajmir Laçej theksoi se pas rritjes së akcizës, prodhimi i birrës ra deri në 45%, ndërsa disa kompani falimentuan.

“Kam një rezervë për shkresën e 24 maj të paraqitur nga pala e interesuar ku pyetjes sa vende të BE kanë akcizë të unifikuar iu përgjigjur në mënyrë të pavërtetë se janë 10 shtete. Kjo përgjigje është e pasaktë referuar të dhënave të BE. Dua të bëj edhe një koment. Nuk jemi betuar para nisjes së seancës, mbaj përgjegjësi personale edhe si përfaqësues i kompanive prodhues të birrës, që çdo info të dhënë në 42 pyetjet që keni bërë janë të sakta nga burime zyrtare”, - tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese