Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Lidhje politikë, biznes dhe krim", Vangjeli flet për dosjen e rëndësishme në SPAK

Shkruar nga Newsbomb

"Lidhje politikë, biznes dhe krim", Vangjeli flet për dosjen

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur këtë të enjte në emisionin "Opinion" se në duart e prokurorëve të SPAK është një dosje e rëndësishme, një rast klasik i lidhjes politikë, biznes dhe krim.

Po ashtu, ai tha se në Prokurorinë e Posaçme është dhe një dosje tjetër për një zyrtarë shumë të lartë, por nuk zbuloi emra, megjithëse theksoi se pritet që shumë shpejt të ketë reagim.

Lorenc Vangjeli: Sot ne kemi ndezur një projektor në këto skutat e errëta të pushtetit dhe ne shikojmë dritë. Ndërkohë që po të paralajmëroj se kam përshtypjen se shumë shpejtë do të kemi edhe dy dosje të tjera.

Njëra që do të jetë klasike që nesër kur të dalë në publik do të themi që është rasti gjithashtu klasik i lidhjes mes politikës, biznesit dhe krimit. Është një dosje shumë e rëndësishme e cila në një mënyrë apo në një tjetër ndikon edhe vendimet politike që pritet të merren së shpejti, ndoshta deri në faktin që Shqipëria...

Blendi Fevziu: Pyetja e thjeshtë që përdorim në Shqipëri, kë do të fusin brenda Lorenc?

Lorenc VangjeliPo të shohim. Dhe një dosje tjetër për një zyrtar shumë të lartë. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për individ, por themi që këtu ka rënë sistemi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese