
Dorian Puka është kthyer dhe një ndër shqiptarët më të komentuar përgjatë ditëve të fundit.
I riu shqiptar, i dënuar dy herë për grabitje shtëpish në Angli, javën e shkuar ka qenë në fokus të mediave të huaja, me një video ku shihej duke i dhënë një makine “Ferrari” me vlerë 300 mijë paund.
Pas këtij shkrimi një reagim i fortë erdhi dhe nga Nigel Farage, ish-kreu i partisë UKIP dhe një nga figurat kryesore të fushatës për Brexit. Përmes një postimi në rrjetin social “X” ai shprehu kritika të ashpra ndaj sistemit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmendur rastin e shqiptarit Dorian Puka. Sipas Farage, emigrantët kriminelë po abuzojnë me sistemin dhe përmendi si shembull Pukën.
“Kemi dhe një shqiptar tjetër, që është dëbuar dy herë, dhe tani bën xhiro rrugëve të Londrës me një Ferrari. Dhe nuk shpëtojmë dot prej tij, deri t’i procesohet kërkesa për azil. Ne praktikisht po na shkelin me këmbë kriminelët e huaj dhe jemi tepër të padobishëm dhe tepër të paguximshëm për të bërë diçka për këtë”, u shpreh më tej Farage.
Epo së fundmi ka qenë radha e të riut shqiptar t’i përgjigjej politikanit anglez. Përmes një fotomontazh, Puka ka vendosur Faragen sikur po darkojnë bashkë. Krah fotos ai shkruan: Me vëllain tim Farage.
Puka, i cili ka qenë i dënuar dhe i deportuar për vjedhje, ka arritur të rikthehet në Britani në mënyrë të paligjshme dhe aktualisht ka një kërkesë për azil në proces. Ai është përfshirë në diskutime mediatike pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet duke drejtuar një Ferrari me vlerë mbi 300 mijë paund.
