Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Kamëz

Shkruar nga Newsbomb
Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet 44-vjeçari
Pistoleta e sekuestruar

Një 44-vjeçar, i cili qarkulllonte me armë zjarri në rrugë, është arrestuar nga policia në Kamëz. Nga verifikimet e kryera rezulton se i arrestuari kishte leje që armën ta mbante vetëm në banesë.

Ndërkohë, blutë kanë sekuestruar armën tip pistoletë bashkë me një sasi municioni luftarak. 

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Me armë zjarri pistoletë, në rrugë, në cenim të autorizimit që kishte për ta mbajtur armën, në banesë, kapet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, 44-vjeçari.

Sekuestrohet arma, së bashku me municionin e saj.

Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan shtetasin 44 vjeç, i cili lëvizte në rrugë, i armatosur me pistoletë.

Menjëherë, është bërë ndalimi i këtij shtetasi, i cili nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin, si dhe materialet procedurale ia referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese