Ka rënë në prangat e policisë një 38-vjeçar nga Shkodra pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të vjedhur në Itali.
Arrestimi i 38-vjeçarit F.N., nga Shkodra u bë në momentin që ai po tentonte të largohej jashtë vendit në pikën kufitare Muriqan. Pas verifikimeve të bëra, policia kufitare zbuloi se automjeti që drejtonte ky shtetas ishte e vjedhur në Itali.
"Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Itali.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme."