Hapësire reklamuese


Aktualitet

Lëvizte i armatosur në qytet, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Lëvizte i armatosur në qytet, arrestohet 45-vjeçari në
Policia në Vlorë

Ka rënë në prangat e policisë një 45-vjeçar i cili lëvizte me armë zjarri pistoletë me krehër me vete.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e shtetasit A.H, blutë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 15”.

Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në rrugën Sazani, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 15”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me të cilin lëvizte 45-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak si dhe një shumë parash.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese