
Guvernatori i BSH-së Gent Sekjo duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë ka folur për luhatjet e kursit të këmbimit, pasi vitet e fundit është forcuar shumë leku dhe euroja është dobësuar ndjeshëm.
Sipas tij, forcimi i kursit të këmbimit ka bërë që të rritet kredia në lek, me 22 përqind dhe kjo vjen edhe si pasojë e normave të ulëta të kredisë në lek.
Po ashtu Sejko deklaroi se forcimi i kursit të këmbimit ka ardhur si pasojë e rritjes ekonomike nga turizmi. Guvernatori thotë se Banka e Shqipërisë nuk ka një kurs të synuar këmbimi dhe nuk mbron dot sektorë të caktuar të ekonomisë, të cilët janë prekur nga ndryshimet e kursit të këmbimit.
"Ne kemi një regjim të lirë të kursit të këmbimit në Shqipëri, të dakortësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që në fillim të tranzicionit. Ky është një amortizues automatk i goditjeve të njëpasnjëshme, si në dekadën e parë të tranzicionit, 97, pandemia, tërmeti, apo lufta në Ukrainë etj.
Praktikisht forcimi i kursit të këmbimit ka ardhur nga përmirësmet e strukturës, nga përmirësimi i bilancit tregtar si pasojë e rritjes ekonomike, kryesisht turizmin. Pra Banka e Shqipërisë nuk ka një kurs të synuar këmbimi dhe nuk mbron dot sektorë të caktuar të ekonomisë nga kursi i këmbimit.
Pra Banka e Shqipërisë shikon ndikimin agregat në zhvillimin e ekonomisë. Këtë bën çdo bankë qëndrore, dhe jo vetëm banka e Shqipërisë, me një regjim të lirë të kursit të këmbimit, shikojnë efektet e kursit të këmbimit në nivel agregat.
Listat e kategoristë e industrive, bizneseve, që fitojnë dhe humbasin kursi i këmbimit, të gjithë ata që i kanë të ardhurat në lekë, dhe kreditë në valutë, përfitojnë shumë. Ndërsa ata individë që i kanë të ardhurat në valutë dhe kreditë në lekë humbasin, njësoj. Prandaj kemi punuar për të rritur përdorimin e lekut, që të përfitonin më shumë qytetarë dhe biznese.
Forcimi i kursit të këmbimit ka bërë që të rritet kredia në lek, me 22 përqind. Kjo vjen edhe si pasojë e normave të ulëta të kredisë në lekë. Nuk mund të ndërhyjmë pasi vetë tregu valutor do të luhatej shumë më shumë, prandaj jemi kujdesur që të ruajmë balancat. Një kurs i fortë këmbimi ndikon në rritjen e fuqisë blerëse të shqiptarëve dhe forcimin ciklik të ekonomisë shqiptare," tha Sekjo.