Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lekët e xhiros ditore që u bën shkak për vrasjen, ja sa para gjetën oficerët në xhepat e Eglit

Shkruar nga Newsbomb
Lekët e xhiros ditore që u bën shkak për vrasjen, ja sa para
Ilustrim: Momentet e fundit te Egli Proges i gjalle

Egli Proga ka ndërruar jetë pasditen e së shtunës, pasi është rrahur barbarisht nga shtetasi Denis Meçe. Ky i fundit akuzohet zyrtarisht për "Vrasje nga pakujdesia", një vepër e lehtë penale që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Siç ka rezultuar tashmë, 42 vjeçari u rrah barbarisht sepse nuk pranoi që të paguante gjobën që i kishte vendosur Denis Meçe, i cili rezulton se është nipi i një personazhi të njohur në Pogradec dhe me ndikim të fortë.

Në xhepat e Egli Progës u gjetën vetëm 127 mijë lekë të vjetra dhe 5 euro. Kaq ishte xhiroja ditore të cilën refuzoi t’ia jepte Denis Meçes, në afërsi të lokalit të tij në Pogradec, përpara se ky i fundit ta godiste për vdekje.

Në dosjen e prokurorisë së Korçës, të zbardhur nga Top Channel, theksohet se gjatë kontrollit të trupit, Egli Progës i janë gjetur në njërin xhep 8700 lekë dhe 5 euro dhe në xhepin tjetër dy kartëmonedha 2000 lekëshe.

Familjarët e viktimës kanë hedhur akuza të forta ndaj Policisë së Pogradecit, duke thënë se ata janë përpjekur me urdhër të eprorëve të manipulojnë vrasjen e Egli Progës, duke mos e referuar atë siç ka ndodhur, pro si një vdekje të papritur.

Madje, edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe dëshmitarët e pranishëm, kanë zgjedhur të mbyllin sy e vesh.

“Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet. Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori.

Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër”, ka thënë pronari i lokalit ku dyshohet se nisi sherri me Eglit dhe Denisit, duke pohuar se çuditërisht kamerat nuk kishin punuar.  

30 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja ka qenë edhe kushëriri i Igli Progës, i cili ka deklaruar përpara oficerit të policisë gjyqësore se nuk ka parë as ngjarjen dhe as autorin. Fillimisht, ai ka parë gjithçka si spektator, derisa njerëzit që ishin mbledhur i kanë treguar se personi që po jepte shpirt ishte kushëriri i tij.

“Unë nuk jam afruar por kam parë nga larg që ka dalë i zoti i lokalit dhe i është afruar personit të rrëzuar në tokë dhe po i jepte ndihmë. Më thanë se personi që ishte rrëzuar në tokë ishte kushëriri im shtetasi Eglantin Proga. U afrova menjëherë dhe persona që ishin atje pranë lajmëruan dhe ambulancën që erdhi për 10 minuta. Unë nuk munda dot të identifikoj personin që goditi me grusht kushëririn tim. Nuk kam dëgjuar kur e pashë, as të bërtitura dhe as të shara", ka treguar ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed