Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lejuan ndërtimin e kompleksit të Gëzim Çelës në Patok, merret vendimi për Jetmir Muzhikun dhe Flor Gjinin

Shkruar nga Newsbomb
Lejuan ndërtimin e kompleksit të Gëzim Çelës në
Gjykata e Lezhës

Gjykata ka lënë në burg drejtorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika dhe ka caktuar arrest shtëpie për ish-drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit në Filialin e Postes.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre për "Shpërdorim Detyre", pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.

Konkertisht bëhet fjalë për kompleksin e ‘Royal blue’ në pronësi të Gëzim Çelës, I njohur ndryshe edhe si “Baroni i drogës”. Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi edhe vendimin e pezullimit nga detyra të 3 inspektorëve të tjerë, të cilët akuzohen veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Konkretisht bëhet fjalë për:

Rivelioni Ismalaj, 38 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;

Shan Preçi, 57 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;

Artur Përdoda, 41 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin.

Çështja po hetohet nga prokuroria e Lezës nën drejtimin e Sabri Kastratit. Vendimi është dhënë nga gjykata e Lezhës për shkak të disa ndërtimeve pa leje në Patok si dhe marrjen e inerteve nga lumi Mat, këto dyshohen të jenë arsyet që janë arrestuar dhe pezulluar nga puna.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese